75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian: Kam humbur kohë pas meshkujve të tjerë, Kanye është i duhuri

Kim Kardashian së fundi ka realizuar një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue Arabia”

Ndër të tjera, ylli televiziv ka folur edhe për jetën e saj bashkëshortore dhe jetën e saj private.

Kim deklaroi se ajo ka humbur shumë kohë në të kaluarën pas meshkujve që i ka pasur bashkëshortë apo të dashur.

“E kam humbur kohën kot më parë me meshkujt e tjerë. Tashti ia di vlerën bashkëshortit tim”, u shpreh ndër të tjera ylli amerikan.

Kujtojmë se 38- vjeçarja ka qenë e martuar edhe dy herë më parë.

Ndërkohë Kim dhe Kanye kurorëzuan dashurinë e tyre katër vjet më parë dhe janë prindër të katër fëmijëve./Indeksonline/