08:52 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kardashian kërkon të takohet me aktivisten suedeze, Greta Thunberg

Kim Kardashian përveç angazhimeve të saj profesionale ajo merret edhe me çështjet sociale që kanë rëndësi në botë.

Këtë herë, ylli televiziv, ka thënë se ajo do të dëshironte ta kishte një darkë me aktivisten suedeze, Greta Thunberg, e cila së fundi ka pushtuar mediat me fjalimet e saj rreth ngrohjes globale.

 “ Ajo është vajzë e re kaq e mahnitshme dhe aq e guximshme, për t’u ngritur në këmbë kundër të rriturve dhe të bësh një gjë të tillë kaq të sinqertë është e gjithë çka ne kemi nevojë”, ka thënë Kardashian për Reuters gjatë vizitës në Armeni.

Kim u shpreh se do të dëshironte ta ndihmonte aktivisten dhe prindërit e 16 vjeçares që të menaxhonin me rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre./Indeksonline/