Kim Kardashian lanson koleksionin shkollor të veshjeve

Kim Kardashian ka lansuar koleksionin shkollor të veshjeve, në kuadër të kompanisë së saj SKIMS.
“Koleksioni i kampusit” do të jetë në dispozicion më 7 gusht, shkruan IndeksOnline.
Sipas Kim, koleksioni përfshin sete, pantollona dhe bluza.
Të gjitha janë të karakterizuara me stilin shkollor të veshjeve.
Kim është duke shijuar suksesin e SKIMS, që dita-ditës po shndërrohet në një brend të popullarizuar.


