10:52 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kardashian mbulon ballinën e revistës ”Vogue Arabia”

Kim Karadashian ka pozuar për revistën e famshme ”Vogue Arabia”.

Ylli televiziv, ka publikuar promon e videos nga xhirimet për numrin e shtatorit të revistës arabe.

38- vjeçarja dukej mahnitëse në disa veshje të ndryshme, me stil dhe unike si çdo herë.

Nëna e katër fëmijëve nuk i la anash as theksimin e formave të saj, dhe vuri në pah fizikun joshës.

Kim ka pozuar për tri ballina të ndryshme për muajin shtator, të tria të realizuara nga fotografi i njohur, Txema Yeste.

Ndryshe, Kim së fundi ka bashkuar forcat e saj me motrën tjetër të famshme, Kylie Jenner, për produktin e ri të parfumave./Indeksonline/