Kim Kardashian me fëmijët, uron popullin e Armenisë për këtë fitore të madhe
Ylli Kim Kardashian njihet si një nga femrat më atraktive në botë, kjo falë bukurisë dhe formave trupore bombastike, që nuk heziton ti ekspozojë herë pas here, shkruan Indeksonline.
Bukuroshja Kardashian ka origjinë Armene, andaj edhe ka lobuar në SHBA, për interes të Armenis, vendi i lindjes së babait të saj.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar: “Dje ishte një fitore e madhe për popullin Armen, kur institucionet e larta të SHBA-së e kanë njohur gjenocidin Armen! Fotoja ime me fëmijët është shkrepur këtë muaj në Armeni.”
Ajo i është referuar gjenocidit që është bërë nga Perandoria Osmane ndaj popullit Armen në vitin 1915 ku u shkaktuan mbi 1.5 milionë viktima. /IndeksOnline/
