75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Kim Kardashian merr ftesë për të ndeshur në UFC

Kampionia e UFC-së, Amanda Nunes e ka thirrur yllin televiziv, Kim Kardashian që të ndeshen në oktogon.

Kjo thirrje ishte si një lloj tallje në lidhje me ndeshjen mes Floyd Mayëeather dhe Logan Paul, transmeton Indeksonline.

Kryetari i UFC-së, Dana White u shprehë me anë të një deklarate: “Paramendojeni sikur Kim Kardashian do t’i kërkonte duel Amanda Nunesit. Sa e madhe do të ishte ajo ndeshje? Do të ishte shumë e madhe”, u shprehë Dana.

Këtë deklaratë Nunes e shpërndau në Twitter dhe shkroi me shaka: “Le ta bëjmë këtë Kim Kardashian”.

Ndeshja mes Logan Paul dhe Floyd Mayweather u kritikua shumë pasi sipas tifozëve po i jep imazh të keq boksit./Indeksonline/