12:40 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kimi merr gjithë vëmendjen për Krishtlindje!

Kim Kardashian-West është paraqitur duke bërë shoping, derisa ka marrë gjithë vëmendjen me pamjen e saj në prag të Krishtlindjeve.

Nëna e katër fëmijëve është parë e veshur me stil, teksa doli për të blerë gjëra në parapërgatitje për Krishtlindjet, transmeton Indeksonline.

39-vjeçarja u pa në një formë të mire teksa kishte veshur pantollona jeshile, të kombinuar me një pallto ngjyrë kafe dhe me syze dielli.

Kimi njihet për paraqitjet e saj të zjarrta dhe me stil në publik dhe nuk ka se si të jetë ndryshe edhe në paraqitjen e saj të fundit.

Kujtojmë se ajo është një nga femrat më atraktive dhe më me ndikim në botën e mediave. /Indeksonline/