75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / AR

Kim Kardashian merr si dhuratë një kopje të trurit të saj

Kim Kardashian ka marrë një dhuratë speciale për Krishtlindje.

Ylli i famshëm mori një kopje të argjendtë të trurit të saj, të cilin e publikoi në Instagram, transmeton Indeksonline.

43-vjeçarja Kardashian bëri një skanim të plotë të trupit. Sipas ‘TMZ’ kushton pothuajse 2500 dollarë, ose më shumë se 2200 euro, për ta bërë këtë.

Ylli më pas mori një imazh 3D të trurit të saj. “Sa bukur është kjo,” thotë ajo në një nga videot. “Ky është me të vërtetë truri im.”/Indeksonline/