11:32 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian merr vëmendje, nga eleganca shfaqet pa të brendshme

Kim Kardashian vazhdon të jetë një nga femrat më të përfolura dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ylli amerikan së fundmi ka sjellë disa imazhe sa artistike, aq edhe provokuese.

Në fillim ajo u shfaq në një fustan të bardhë, pjesë e koleksionit Mrs. West Collection, ku duket e mahnitshme me pjesën e sipërme të thurur nga lulet.

Ndërsa më vonë shfaqi imazhe gjatë realizimit të fotosesionit për përvjetorin e markës së saj të kozmetikës KKwBEAUTY. Në këtë album ajo vjen joshëse, teksa shfaqet pa të brendshme dhe me flokë të gjata./Indeksonline/