Kim Kardashian “ndez” atmosferat për festat e fundvitit me setin fotografik
Kim Kardashian e hapi sezonin e festave me një sërë veshjesh tepër provokuese, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamje të kuruara deri në detaj.
Ylli 45-vjeçar publikoi në Instagram disa fotografi të reja pas transmetimit special “Kimmas” në TikTok Live.
Në fotografitë e para, Kim shfaqej me një fustan të bardhë babydoll, që theksonte dekoltenë e saj dhe ishte zbukuruar me lesh artificial e fjongo festive, shkruan DailyMail.
Ajo e plotësoi pamjen me geta me dantella dhe një fjongo sateni në flokët e zinj, duke krijuar një atmosferë të qartë festash.
Për veshjen e dytë, Kardashian zgjodhi një stil të ngjashëm me “lepurushin e dëborës”, duke veshur një kostum të bardhë të ngushtë me shpinë të hapur, detaje prej pelushi dhe një fjongo të madhe. Aksesoret e veshëve të bardhë dhe taka të larta e bënë look-un edhe më dramatik.
Në një set tjetër fotografish, themeluesja e SKIMS pozonte ulur në një karrige kadifeje të kuqe, e rrethuar nga dhuratat, me një top leshi të bardhë dhe geta të njëjta, duke shkruar: “Gëzuar Kimsmas”.
Gjatë transmetimit live, asaj iu bashkuan disa personazhe të njohur, mes tyre edhe Nicolas van Steenberghe nga Love Island, i cili pozoi me të veshur pizhame të kuqe flaneli dhe këmishë të zbërthyer.



