Kim Kardashian në burgun me siguri të lartë të SHBA-së
Kim Kardashian ka vizituar të burgosurit në burgun “San Quentin” në Kalifornia të Amerikës.
Kim Kardashian pasi ka bërë një vizitë të burgosurve në burgun “San Quentin” ndau disa imazhe me publikun në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo kishte disa fjalë për Kevin Cooper, i cili është i burgosur në këtë burg, për të cilin beson se është i pafajshëm.
“Kisha një takim emocional me Kevin Cooper dje në burgun e vdekjes në San Quentin. Pash që ai është i kujdesshëm dhe i sinqertë dhe besoj se ai është i pafajshëm për krimet për të cilat është dënuar”, ka shkruar Kim.

Ajo thotë se shpreson që Kevin do të lirohet pasi do t’i bëhet testi i ADN-së si dhe shprehë mirënjohejn për guvernatorin Newsom që u ka dhënë fund dënimeve me vdekje në Kaliforni.
