Kim Kardashian në momente relaksi me familjen
Kim Kardashian ka zgjedhur që ti kushtojë kohë familjes, e këtë e ka ndarë me miliona fansa të saj në Instagram, shkruan Indeksonline.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me burrin e saj, reperin Kanye West, dhe fëmijët teksa po kalon momente relaksi së bashku.
Duket se pos angazhimeve të mëdha që Kim ka në karrierën e saj të suksesshme në biznes dhe media ajo po gjenë kohë të tregohet një nënë e përkushtuar.
Kujtojmë që së fundmi ajo po promovon linjën e saj të veshjeve, ‘SKIMS’ e cila po korrë një sukses të madh nëpër botë. /Indeksonline/
