10:00 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë, pranë presidentit Trump flet për reformat në drejtësi

Ylli televiziv Kim Kardashian ishte e pranishme në shtëpinë e bardhë dhe u paraqit pranë presidentit të SHBA, Donald Trump. Aty mbajti një fjalim për çështje të reformës penale në drejtësi, transmeton Indeksonline.

Ajo dukej si një ‘zonjë e rëndë’ dhe mjaft serioze në fjalimin e saj. Kim Kardashian West ka qenë për të disatën herë në Shtëpinë e Bardhë, ku ka diskutuar për drejtësi, ajo ishte shkaktare për disa amnisti ndaj të burgosurve që u bënë nga presidenti Trump.

Sigurisht që reputacioni i saj është mjaft i madh në shtetin më të fortë në botë, duke qenë se ajo ka qasje edhe në dhomat e Shtëpisë së Bardhë. /IndeksOnline/