Kim Kardashian një grua me fat, kjo është befasia që Kanye West i ka bërë për 14 shkurt!
Ylli televiziv është një grua me fat.
Ajo në ditën e 14 shkurt ka marr një prej dhuratave më të veçanta ndonjëherë, shkruan Indeksoline.
Kanye West ka rezervuar një ambient të tërë të mbushur me trëndafila me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë derisa shoqërhohej nga një violinist që mbante atmosferën me muzikë klasike.

Kim ka publikuar të gjithë befasinë në ‘InstaStory’ duke e konsideruar Kany West si bashkëshortin më të mirë në botë.

“Cmimi për bashkëshortin më të mirë i takon burrit tim. Dhurata më e mirë ndonjëherë” ka shkruar Kim në mbishkrimin e videove.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye bënë befasi të tilla për Kim, në data të rëndësishme për çiftin ai çdo herë bënë dhurata të kushtueshme dhe luksoze për 38 vjeçaren./Indeksonline/
