Kim Kardashian një nënë e përkushtuar, ndan këtë moment pranë vajzës

Ndonëse është një prej femrave më të famshme në botë, Kim Kardashian gjen kohë edhe t’i përkushtohet familjes.
Ylli televiziv është nënë e katër fëmijëve, dhe mundohet që tu përkushtojë kohë dhe përkushtim maksimal.

Prandaj, ndonëse sjell imazh provokuese në rrjetet sociale, të shumta janë edhe fotografitë me fëmijët e saj, ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë.
39 vjeçarja ndau dy foto ku shihet teksa i dhuron përqafim të ngrohtë vajzës së saj, Chicago.

Ndryshe, Kim është e martuar prej vitesh me Kanye West, me të cili së fundi u tha se kanë ftohur raportet./Indeksonline/