75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

Kim Kardashian nuk gjen qetësi, pas 20 vitesh ‘kërcënohet’ se do t’i publikohet video-kaseta e dytë seksuale

Ylli televiziv, Kim Kardashian, thuhet se ka angazhuar avokatët e saj për të ndalur ish të dashurin e saj, Ëillie Ray J Norwood, që të publikojë kasetën e dytë seksuale.

41 vjeçarja iu ka thënë avokatëve se ky publikim nuk duhet të ndodh, transmeton Indeksonline.

Kardashian kohë më parë kishte mohuar se ekziston një kasetë e tillë. Tani burimet pohojnë se ka material ‘të ri’, dhe se Kim ka frikë nga publikimi.

Ky incizim kishte ndodhur në ditëlindjen e 22-të të blogerës, ku kishin zgjedhur vendin për pushim në Cabo San Lucas.

Sipas avokatëve të Kim-it, ajo nuk dëshiron që të shpërndahet kjo video.

Kanë kaluar gati 20 vite, ajo është nënë e katër fëmijëve dhe ka vazhduar jetën e saj. Lëreni të pushojë dhe mendojë për fëmijët e saj, të cilët do t’i shohin të gjitha një ditë”, u shprehen ata./Indeksonline/