75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian për herë të parë së bashku me fëmijët në revistën ‘Vogue’

Ajo u bë përsëri pjesë e revistës së njohur ‘Vogue’ pesë vite pasi ajo ishte pjesë e ballinës kur kurorëzoj martesën e saj me reperin, Kanye West.

Dhe Kim Kardashian u paraqit përsëri në këtë revistë , por këtë herë përkrah tre fëmijëve të saj, North, Saint dhe Chikago, shkruan Indeksonline.

Kjo ishte hera e parë që tre fëmijët e çiftit të njohur bënë një paraqitje në një revistë.

Kim erdhi atraktive në një fustan ngjyrë portokalli teksa në imazhe ishin kapur momente të ‘rrëmujës’ në shtëpinë e tyre luksoze.

Kujtojmë që vajza e madhe e Kim dhe Kanye, North së fundi u shfaq edhe në një videoklip./Indeksonline/