75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / AR

Kim Kardashian për Palestinën: “Lironi të gjithë”

Kim Kardashian ka renë në sy teksa ka folur për konfliktin Palestinë-Izral.

Ylli botëror ishte në Hamburg ditën e djeshme ku mori pjesë për panairin tregtar dixhital dhe të marketingut ku fliste për dyqanin dhe strategjinë, ndërsa ngjarja u ndërpre, transmeton Indeksonline.

Një grua nisi të këndoi “Palestinë e lirë” dhe Kim mori mikrofonin e saj dhe tha “Lironi të gjithë”.

kim kardashian OMR Business Festival

E gjithë kjo erdhi pasi që Kim u filmua duke thënë “lironi të gjithë” dhe tani po bën xhiron e rrjetit dhe po akuzohet pa masë nga fansat.

Siç mund ta dini, shumë njerëz e konsiderojnë atë që po ndodh në Gaza si ’gjenocid’ dhe duke pasur parasysh që “Kim ka qenë e hapur edhe për çështje të tjera, disa po argumentojnë se ajo duhet të dënojë atë që po ndodh edhe në Lindjen e Mesme./Indeksonline/

Pasojat e sulmit ajror izraelit në Gaza, Palestinë