17:02 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian përkrah bashkëshortit, në fustan të ngushtë tregon format

Kohët e fundit u zbulua se ata rinovuan premtimet e dasmave për nder të përvjetorit të tyre të pestë.

Dhe Kim Kardashian , 39 vjeçe dhe Kanye West , 42 vjeç, dukeshin më të lumtur se kurrë kur morën pjesë në ‘FGI Night of Stars Gala 2019’ të enjten në Cipriani Wall Street në Neë York City, transmeton Indeskoline.

Nëna e katër fëmijëve mahniti me dukjen kur arriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan për trupi të purpurtë metalik vjollcë i cili ia theksoj linjat e formësuara.Ylli “Keeping Up With The The Kardashians” kompletoj dukjen me sandale transparente.

Ndërkohë, reperi dhe burri i saj, Kanye u kombinua me një pamje të ngjashme, xhins sportiv kokë më këmbë.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi Kanye dhuroi 1 milion dollarë për bamirësi për nder të ditëlindjes së 39-të të Kim, e cila e festoi të hënën. 

Kim shkroi në tweet duke u treguar fansave të saj gjithçka për dhuratën që morri, duke thënë se përveç ‘çantave më të mahnitshme ’Kanye hodhi shumë të mëdha të parave në një dhurim për bamirësinë e saj të preferuar për reformën në burg./Indeksonline/