09:47 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian prapë guxon, modelin e flokëve e ndryshon

Ylli televiziv, Kim Kardashian guxon kaq shumë të bëjë ndryshime tek vetja e saj.

38 vjeçarja kësaj radhe ka ndryshuar stilin e flokëve të saj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ajo është parë në Calabasas, e veshur me shumë stil.

Kim e cila është nënë e katër fëmijëve, është paraqitur me veshje sportive, derisa të njëjtat kishin mbishkrimin “Beso në Zot”.