18:06 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Kim Kardashian prezanton fansat me djalin e saj

Kim Kardashian është një nga personalitetet më të ndjekura nëpër rrjetet sociale, ajo është mjaft atraktive dhe e dashur për fansat dhe vazhdimisht i ‘gëzon’ ata me imazhe të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Ajo është edhe nënë e 4 fëmijëve së bashku me burrin e saj reperin Kanye West.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të djalit të saj duke u shprehur krenare me të.

I veshur me një stil mjaft interesant, djali dukej mjaft bukur. /Indeksonline/