75 Mall Live Search
12:15 / E Hënë, 23 Janar 2023 / AR

Kim Kardashian profesoreshë në Harvard, për një ditë

Kim Kardashian u ftua të premten e kaluar për të mbajtur një fjalim dy orësh në Harvard business School.

Ardhja e saj ka bërë bujë pasi ajo ndiqej nga kamerat neper korridore, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në postimet e saj në Instagram, ylli ka shijuar këtë përvojë.

Sipas një studenteje fjalimi i saj ishte shumë interesant.

Kim Kardashian (dhe familja e saj në përgjithësi) ka arritur të fitojë para nga pasuria e saj dhe të ndërtojë një perandori. Përveç SKIMS, Kim Kardashian është drejtuese e kompanisë së kozmetikës KKW Beauty dhe e një kompanie të re investimi, SKKY Partners./Indeksonline/