75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 13 Maj 2025 / AR

Kim Kardashian qan teksa dëshmon në gjyqin për grabitje

Ylli i reality show-t, Kim Kardashian, ka shpërthyer në lot teksa ka deklaruar se kishte pasur frikë se do të përdhunohej.

Ajo dëshmoi në një gjykatë në Paris për grabitjen e vitit 2016, në të cilën u grabit me armë në dhomën e saj të hotelit nga një bandë që ia vodhi bizhuteri me vlerë miliona dollarë, transmeton Indeksonline.

Kardashian, e veshur me një kostum elegant të zi dhe me bizhuteri mahnitëse, mbërriti në gjykatë me një furgon të zi disa minuta më parë, e shoqëruar nga nëna e saj, Kris Jenner.

Kim Kardashian mbërrin në Gjykatën e Parisit për të dëshmuar në gjyqin për grabitje të armatosur të vitit 2016, getty 3

Kamerat nuk lejohen në sallën e gjyqit dhe dëshmia e saj nuk u transmetua drejtpërdrejt.

Në tetor 2016, Kim po qëndronte në Hôtel de Pourtalès, një apartament privat. Dy burra të maskuar rrahen rojen i cili gjindej jashtë derës rreth orës 3 të mëngjesit./Indeksonline/