75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / F.R

Kim Kardashian rrëfehet: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur, tani po rikthehet

Kim Kardashian nuk po përmbahet teksa reflekton mbi martesën e saj shtatëvjeçare me Kanye West-in.

Në premierën e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, 45-vjeçarja u tregua e sinqertë gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy, “All’s Fair”, ku ajo luan përkrah Glenn Close-t, Sarah Paulson-it, Naomi Watts-it dhe Niecy Nash-Betts-it.

“Nuk kam pasur psoriazë që kur u divorcova dhe tani sapo nisi të më kthehet”, tha ajo, duke shtuar se së fundmi është ndjerë “mjaft e sprovuar” nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe u divorcua më 2021.

“E pra, e kam përsëri psoriazën,” shtoi ajo për të treguar gjendjen e saj. “Jam ndjerë më e stresuar, ndoshta sepse më është dashur të mbroja me çdo kusht atë që duhej ta mbroja”.

Në një rrëfim personal, Kim u pyet se çfarë i kalon në mendje kur sheh sjelljet e çrregullta të West-it.

“Fëmijët e mi të gjorë, tha ajo. – “Të gjithë të tjerët mund ta përballojnë, por unë duhet të mbroja foshnjat e mia”.

Ajo theksoi se fokusi i saj kryesor është mbrojtja e fëmijëve – North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6):

“Ata do të mësojnë gjëra. Do të rriten, do të shohin. Detyra ime si nënë është që, kur ndodhin këto sjellje, të sigurohem që ata të jenë të mbrojtur”.

Duke reflektuar mbi marrëdhënien me reperin 48-vjeçar dhe vendimin për t’u divorcuar, Kim pranoi:

“Gjithmonë ndihesha sikur kisha pak sindromë të Stokholmit me të. Gjithmonë ndihesha keq, e mbroja dhe doja ta ndihmoja. Mendoja me vete: ‘Duhej të kisha duruar’, ose ‘Mund ta kisha ndihmuar’, por kjo ishte hera e parë që nuk ndjeva më atë përgjegjësi personale”.

“Është kaq e trishtueshme” – shtoi ajo për gjendjen e tyre aktuale.

Kim hodhi poshtë edhe idenë se ajo mund të “shkëputet lehtësisht” nga Kanye:

“Ky s’është realiteti im. Ky person, ne kemi katër fëmijë bashkë. Është shumë konfuze, sepse në Internet flitet sikur ‘po mbaj fëmijët’. Ai asnjëherë nuk ka telefonuar për t’i parë”.

“Pastaj zgjohem në mëngjes dhe shoh në Twitter që unë ‘po mbaj fëmijët’. Kur s’është e vërtetë dhe s’ka asnjë logjikë. Nuk mund të përfshihem çdo herë. Është divorc, jo rrëmbim”.