11:31 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian ‘rrëmben’ vëmendje pa grim dhe veshje sportive

Kim Kardashian arrin që në një mënyrë ose tjetrën të jetë në qendër të vëmendjes.

Ndryshe nga herët e tjera, ylli televiziv kësaj radhe u ‘kap’ pa grim dhe veshje shpotive nga paparacit gjatë një dalje në Los Angjelos të Kalifornisë, shkruan Indeksonline.

Kim u pa duke shijuar akullore, e veshur me rroba sportive me ngjyrë gri të kombinuara poashtu me një palë atlete gri me të zeza.

Nëna e katër fëmijëve u shfaq tërësisht pa grim me flokë të shkurta të lidhura prapa derisa mahniti me thjeshtësinë.

Biznesmenja dhe mogulja e famshme amerikane dukej atraktive, joshëse dhe në formë më në formë së kurrë./Indeksonline/