Kim Kardashian shkon me kostum ngjyrë ari në Shtëpinë e Bardhë takohet me presidentin Trump
Kim Kardashian dukej e mahnitshme e veshur me kostume ngjyrë ari i cili i shkonte shumë, teksa ajo ka vizituar Shtëpinë e Bardhë së bashku me vajzën e saj gjashtë vjeçare, North.
Kim tanimë po pretendon të bëhet një avokate e zonja, dhe ajo ka shkuar në Uashington për të biseduar me presidentin Trump.
Takimi mendohet të ketë qenë në lidhje me kërkimin e drejtësisë për reperin A$AP Rocky i cili është i burgosur në Suedi që nga 3 korriku.
Kim e fitoi vëmendjen menjëherë pasi veshja e saj luksoze ngjyrë ari ua morri sytë të pranishmëve.
Edhe pse nuk është e qartë se cilat çështje saktësisht u diskutuan gjatë takimit të saj me Trump, por ajo u ndal me orë të tëra pasi reperi amerikan A$AP Rocky u akuzua zyrtarisht për sulmin në Suedi dhe u urdhërua të mbetej në paraburgimin e vendit deri në gjyqin e tij më vonë këtë muaj. /Indeksonline/



