12:28 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kimi shpërthen në lot, kur kujton ngjarjen më të frikshme të jetës

E ftuar në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman, Kim Kardashiani, rrëfeu me detaje se si i vodhën sendet e saj me vlerë në një hotel në Paris para 4 vjetësh.

Ajo tregon se asokohe ajo udhëtoi drejt qyetetit të dashurisë bashkë me motrën e saj, Kourtney, për Javën e Modës, në Paris. Kim ka treguar se Kourtnery mori me vete në udhëtim të gjitha bizhuteritë e saj (të Kim-it), diçka të cilën ajo nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tregoi se mbrëmjen e grabitjes, Kourtney u largua nga hoteli bashkë me truprojën dhe Kimi mbeti e vetme në dhomë. Më pas ajo kujtoi në emision se gjatë orës 3 të mëngjesit kishte dëgjuar disa zhurma nëpër shkallë dhe po kuptonte se disa njerëz po i afroheshin dhomës së saj, ndaj vendosi të kërkonte menjëherë ndihmë.

Gjatë momentit që po fliste për ngjarjen e tmerrshme, Kimi shpërtheu në të qara.

Ajo tregoi se në momentin e grabitjes ishte e veshur vetëm me një robdeshambër dhe mendoi se ndonjë nga hajdutët mund ta përdhunonte.

“Po mendoja. Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj – nuk e di pse po qaja, kam folur për këtë më parë dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy”, rrëfeu Kim midis lotësh.

Ajo vazhdoi më tej duke u shprehur: “Mendoja vetëm për Kourneyn, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”.

Kimi tha se e gjithë ajo ngjarje ishte e mirorganizuar, sepse nuk kishte se si hajdutët të hynin aq lehtë në dhomën e saj të hotelit.