Kardashian tregohet e fortë, liron nga burgu 17 të burgosur
Ylli televiziv, Kim Kardashian West nuk i harron premtimet e bëra, sa i përket reformave në burgje.
Sipas CNN, Kardashian ka punuar përreth 3 muajve të fundit për të ndihmuar në heqjen e dënimit me burg të përjetshëm për 17 të burgosur për drogë, që janë shkelës për herë të parë.
Avokatja personale e Kim Brittany K. Barnett dhe Miangel Cody, këshilltarja e The Decarceration Collectiveha, thanë se 39-vjeçarja luajti një rol të rëndësishëm në lirimin e këtyre të burgosurve.
“Kim ka financuar këtë projekt dhe është përkrahëse e fushatës sone 90 Days of Freedom si pjesë e First Step Act, që Trump e nënshkroi tek ligjet vitin e kaluar,”-tha Cody.
Barnett shtoi se pa Kardashian West në bazën e projekt-ligjit, kjo nuk do të kishte qenë e mundur.
“Kim siguroi mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet ligjore në mënyrë që ne të mund të udhëtojmë në vendin tonë. Kim është me të vërtetë e përkushtuar në këtë çështje. Po punoj personalisht me të, jemi me të vërtetë mirënjohës,”-shtoi Barnett.
Kim gjithashtu ndihmon financiarisht të burgosurit të kthehen në shtëpitë e tyre pas lirimit nga burgu./Indeksonline/