22:38 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Kim Kardashian tregon sekretet e pamjes së frikshme në ‘Met Gala’

Që prej parakalimit të Kim Kardashian në tapetin e kuq mediat nuk kanë pushuar me pyetjet dhe diskutimet mbi pamjen e saj, veshur me të zeza nga koka tek këmbët.

Me disa foto të publikuara para pak minutash, Kim tregoi kush ishte shoqëruesi i saj, për të cilin, mediat aluduan se mund të ishte Kanye West. Në fakt, djaloshi ishte drejtori kreativ i Balenciaga, Demna Gvasalia.

Edhe pse nuk i duhej, Kim ka pasur grim poshtë veshjes dhe puna është realizuar nga Mario, grimieri me origjinë shqiptare. Një ekip i madh i është dedikuar yllit televiziv, e për të, nuk ka gjë më Amerikane se një bluzë e zezë nga koka tek këmbët.