Kim Kardashian: U martova nën ndikimin e drogës

Kim Kardashian, tashmë e njohur si influencuese globale dhe themeluese e markës së suksesshme SKIMS, ka zbuluar detaje nga e kaluara e saj në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”.
Në moshën 19-vjeçare, Kim ishte martuar me producentin muzikor Damon Thomas në një ceremoni spontane në Las Vegas, në kapelën e njohur Little White Chapel.
Ajo pranoi se në atë kohë ishte nën ndikimin e drogës, gjë që ndikoi në vendimin e saj për martesë.
“Isha nën ndikimin e drogës kur u martova”, rrëfeu Kim, duke shtuar se nuk i kishte treguar askujt nga familja.
“Ata e mësuan vetëm pasi panë të dhënat e martesës në internet”.
Martesa me Thomas zgjati nga viti 2000 deri në 2004 dhe shpesh është përmendur si një periudhë e vështirë në jetën e Kim.