15:54 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian uron grimerin shqiptar për ditëlindje

Sot feston ditëlindjen grimeri shqiptarë me famë botërore, Mario Dedivanovic.

Ai u bë më së shumti i njohur si grimeri personal i një prej femrave më të famshme dhe më seksi në botë, Kim Kardashian, shkruan Indeksonline.

Dhe me këtë rast nuk ka munguar as urimi i ylli të njohur televiziv e cila ka shfrytëzuar Instagramin për të uruar Marion.

“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Kim.

Kujtojmë që Mario kohë më parë ka vizituar edhe Shqipërinë dhe Kosovën ndërsa me krenari tregon për prejardhjen shqiptare./Indeksonline/