Kim Kardashian vazhdon të mbështes Kanye West, dëshiron të shpëtoj martesën e tyre

Kim Kardashian është duke qëndruar pranë burrit të saj.
Ylli 39-vjeçar po vazhdon të mbështesë burrin Kanye West mes luftës së tij me shëndetin mendor, transmeton Indeksonline.

“Kim po mban martesën e saj me Kanye dhe e di që ai është bipolar dhe po lufton me shëndetin e tij mendor dhe dëshiron të jetë pranë tij dhe të ndihmojë”, tha një burim për Us Weekly . “Ajo po vazhdon ta mbështesë atë dhe bën të pamundurën për ta kuptuar atë. Ajo e di që ai është jokonvencional dhe e ka ditur gjithmonë këtë ”.
Kjo vjen pas bujëve të fundit të Kanye në Twitter, ku ai dukej se nënkuptonte se ai do të merrte masa ligjore kundër Sony dhe Universal .

Ai gjithashtu ndau një video me një nga çmimet e tij Grammy në një tualet ndërsa me sa duket urinon në të.
Martesa e Kim dhe Kanye ka qenë e tensionuar gjatë muajve të fundit ndërsa ai vazhdon garën e tij për president në mes të një episodi bipolar.
Çifti kohët e fundit udhëtoi jashtë Shteteve të Bashkuara me fëmijët e tyre për të “shpëtuar” martesën e tyre./Indeksonline/