14:42 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kradashiani “shndërron” rrugët në pista mode

Kim Kardashiani nuk lë rast pa dëshmuar se është në prej femrave më seksi në botë dhe këtë e bën me shumë stil.

Për ylli televiziv nuk ka rëndësi a është natë apo ditë, event i rëndësishëm apo thjeshtë në shëtitje në qytet, rregulli saj “të duket seksi përherë”, shkruan Indeksonline.

Edhe në një dalje të radhës ajo u “kap” nga paparacët teksa hyri në një market, por dukja e saj të bënte të mendonte se ajo sapo kishte përfunduar sfilatën e modës.

Në një fustan të ngushtë dhe të gjatë, të kombinuar me këpucë me taka të larta, 39- vjeçarja tregoi pikat e saj të forta.

Ndërsa, rikujtojmë se Kimi është e martuar me reperin amerikan, Kanye West me të cilin ka katër fëmijë./Indeksonline/