75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Kim merr me seriozitet studimet, kështu duket në provimin pranues

Kim Kardashian po ndjek karrierën si avokate.

Kim është fotografuar derisa po shkonte në universitet për të mbajtur provimin e rëndësishëm në Kaliforni, për t’i mundësuar regjistrimin për të studiuar juridikun.

Ajo duket një studente shumë e përkushtuar, e veshur në rroba të thjeshta, me çantë në krahë dhe materiale mësimore në duar.

Por, ajo që e dallon Kimin me studentet e tjera, është se ajo u paraqit në oborrin e universitetit një një Range Rover dhe me çantë me vlerë 100 mijë dollarë në krahë.

37 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka zbuluar për Vogue se ajo po punon 18 orë në ditë për të mësuar për këtë provim.

Edhe babai i Kim, Robert Kardashian ka qenë një ndër avokatët më të njohur në amerikë dhe duket se ajo po ndjek hapat e të atit.