19:18 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kim paguan nënën surrogate për t’ia lindur fëmijën! Ja imazhet e gruas misterioze që lind së shpejti(Foto)

Në familjen Kardashian/ Jenner është diskutuar shumë kohët e fundit vetëm për shtatzënitë e Kim, Khloe, dhe Kylie.

Nëse këto të fundit nuk kanë zgjedhur që të ta tregojnë hapur se janë në një pritje të ëmbël, Kim ka bërë të kundërtën.

Ajo është shprehur se për shkak të problemeve shëndetësore, nuk ka pasur mundësi që të mbante në bark fëmijën e saj të tretë, e për këtë arsye ka paguar një nënë surrogate.

Në fillim ajo nuk e ka ditur që në bark po mbante fëmijën e Kim dhe Kanye, dhe siç është shprehur 37-vjeçarja, ka qenë shumë e frikësuar sepse ekzistonte mundësia që nëna surrogare ta urrente Kim dhe të mos donte që të mbante në bark fëmijën e saj.

Gjithsesi kjo nuk ka ndodhur. Vajza misterioze, për të cilën dimë pothuajse asgjë, ka qenë në një regjim të rreptë ushqimor përgjatë këtyre muajve dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit./class