Kim u realizon vajzave fotosesion në mal, por gjërat përfundojnë keq

E ndonëse është e angazhuar dhe një prej femrave më të famshme në botë, Kim Kardashian një pjesë të mirë të kohë së saj ia dedikon edhe familjes dhe fëmijëve të saj.
Kim e cila është nënë e katër fëmijëve nga martesa me reperin, Kanye West është mjaft e përkushtuar ndaj tyre, ndërsa edhe postime në rrjetet sociale janë të shpeshta, shkruan Indeksonline.

Ajo në imazhe që publikon tregon dashurinë që ka për të vegjlit e saj madje kujdeset që ata të vijnë edhe me shumë stil dhe me shije që tani.

Së fundi 39 vjeçarja ka realizuar një fotosesion për vajzat e saj North dhe Chicago, por jo çdo gjë ka shkruar ashtu siç duhej.

Teksa dy vogëlushet po realizon fotografitë e përbashkëta mbi disa drunjë në afërsi të një mali ato u rrëzuan por e gjitha kaloj pa ndonjë lëndim.
Kështu ka bërë të ditur vet Kim në imazhet e vajzave që ndau në rrjetet sociale.

Ndryshe, kujtojmë që Kim dhe Kanye pas acarimeve që patën kohëve të fundit mes krizës bipolare të reperit, ata duket se kanë rregulluar raportet./Indeksonline/