Kimi zbulon të vërtetën nëse ka 6 gishtërinj në këmbën e saj, pas presionit të fansave

Fansa të shumtë të Kim Kardashianit kanë spekuluar se kinse ajo ka 6 gishtërinj në këmbën e saj të majtë.

Komentet e tilla i kanë shkaktuar nervozë asaj, derisa është detyruar të bënte një video, duke filmuar këmbën, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, ka bërë një video ku edhe numëron një nga gishtat e saj.
“Të gjithë mendojnë se unë kam 6 gishtërinj dhe kjo është keq”, ka shkruar Kardashiani.
“Kur vesh këpucë si kjo gishti im përplaset kështu dhe nuk e di se si duket në fotografi”, ka thënë 39-vjeçarja. /IndeksOnline/

