21:59 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kimi afrohet ta puthë, Kanye West e injoron në publik

Kim Kardashian dhe Kanye West ndoqën nga afër ndeshjen e “NBA All Star Game” dhe si në çdo ndeshje në ekran u përcoll e gjithë ngjarja.

Kim dhe Kanye ishin ulur në rreshtin e parë dhe sigurisht që kamera i kapte vazhdimisht. Por një moment i sikletshëm mes çiftit po bën xhiron e rrjetit. 

Kur kamera u përqëndrua tek ta, Kim e vuri re dhe iu drejtua bashkëshortit për t’i dhuruar një puthje.

Mirëpo Kanye e injoroi puthjen e saj. Kim në video shfaqet paksa e shtangur nga ky veprim i bashkëshortit dhe ia ka ngulur sytë me dyshim. 

Si për ta kaluar situatën Kim afrohet dhe e puth Kanyen e më pas shfaqet e buzëqeshur tek kamera.