Kimi i bën dhuratën e veçantë motrës
Kim Kardashian i ka bërë motrës së saj, Kourtney Kardashian, një dhuratë të veçantë për Krishtlindje këtë vit, biçikletën e shumëkërkuar që ishte në qendër të filmit të famshëm të vitit 1985, “Pee-wee’s Big Adventure”.
Kourtney, 46 vjeçe, zbuloi se tashmë është pronarja e këtij suveniri të Hollivudit të shtunën, kur përmes Instagram Stories tregoi dhuratën që kishte marrë nga motra e saj më e vogël, Kim, 45 vjeçe.
“Nëse dikush po kërkon biçikletën e “Pee-wee”-s… unë e kam. Dhurata më e bukur e Krishtlindjes @kimkardashian”, ka shkruar Kourtney.

