20:42 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kimi mendon se Perëndia e bëri të voglën e saj të duket sikur ajo, për një arsye të veçantë

Kim Kardashian ndihet shumë me fat që ka edhe fëmijën e tretë, Chicago, në jetën e saj.

37 vjeçarja ka shtuar gjatë një emisioni televiziv se ndihet mrekullueshëm që ka një fëmijë, 8 muajshe, e cila duket krejtësisht si ajo.

Foto: Kim Kardashian kur ka qenë e vogël

“Ajo është si një kukull. Ajo duket sikur të ishte binjakja ime e përzier me Saint (djalin e saj). Pra është si ne të dy”, ka thënë Kardashian.

Saint është dy vjeç, ndërsa fëmija i parë North është pesë vjeçe.

Chikago ishte i vetmi fëmijë i lindur nëpërmjet një nëne surrogate.

“Unë isha aq nervoze që e kisha bërë atë përmes një nëne zëvendësuese dhe duke se Perëndia ka bërë pikërisht që ajo të duket tamam si unë, për të më ngushëlluar”, ka thënë bukuroshja./Indeksonline/