10:52 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Kimich feston ndryshe nga skuadra titullin e kampionit, përshëndetet me tifozët e Bayernit

Bayern Munchen ditën e djeshme arriti të fitonte titullin e 11-të radhazi të Bunesligës.

Në ndeshjen e fundit ‘’Bavarezët’’ fituan 2-1 në udhëtim ndaj Kolnit, derisa Dortmundi u ndal me barazim 2-2 nga Mainz, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, Bayern nisi festën, por vëmendjen e mori futbollisti Joshua Kimich.

Ai qëndroi i vetëm për disa minuta para ultras të klubit, duke duartrokitur.

Ky veprim i Kimich shihet si një përshëndetje me tifozët, pasi pritet të largohet nga Bayerni gjatë afatit kalimtar veror.

Këtë veprim të mbrojtësit gjerman disa e krahasojnë me atë të Robert Lewandoëskit një vit më parë.

Kimich ishte pjesë e Bayernit për tetë sezone dhe për transferimin e tij kanë shfaqur interesim Barcelona, Liverpool dhe Arsenal./IndeksOnline/