Kimmich dhe Goretzka marrin pjesë në emisionin “Kush do të bëhet milioner?”, ja sa para fituan

Dy yjet e Bayern Munchen, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka mbrëmë morën pjesë në emisionin e famshëm “Kush do të bëhet milioner?”.
Ata arritën që të fitonin 64 mijë euro, transmeton Indeksonline.
Të gjitha paratë i kanë dërguar për bamirësi. Përveç këtyre dyve, edhe dy futbollistë tjerë kishin marr pjesë në këtë emision së fundmi.
Mbrojtësi i Bayern, Niklas Sule dhe ai i Leipzig, Lukas Klostermann, të cilët kishin fituar 125 mijë euro./Indeksonline/