75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 05 Shtator 2025 / G T

Kimmich i dëshpëruar nga humbja: Nëse vazhdojmë kështu, rrezikojmë shumë…!

Kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka folur pas humbjes ndaj Sllovakisë me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kimmich u shpreh tejet i zhgënjyer me disfatën, madje paralajmëroi shokët e tij se nëse vazhdojnë kështu rrezikojnë shumë, shkruan Indeksonline

“Nëse vazhdojmë kështu, mund të mos kualifikohemi në Kupën e Botës”, u shpreh Kmmich për Sky Sport-in

Ndeshjen e ardhshme, Gjermania e zhvillon në shtëpi ndaj Irlandës Veriore. Kurse në grup e ka edhe Luksemburgun./Indeksonline/