23:28 / E Hënë, 29 Maj 2023 / C E

Kimmich në “radarët” anglezë, Pep Guardiola kërkon gjermanin në “Etihad”

Me largimin e tij nga Bayern Munich, që pritet të jetë shumë i afërt, duket se “katalizatori” i mesfushës, Joshua Kimmich mund të punojë edhe një herë tjetër në karrierën e tij, nën drejtimin e teknikut spanjoll, Pep Guardiola.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, trajneri i Manchester City është i vetëdijshëm për dëshirën e mesfushorit për t’u larguar nga Bayerni dhe dëshiron ta ftojë 28-vjeçarin në ekipin e tij, gjatë kësaj merkatoje vere.

Ndërkaq, në garën për gjermanin janë dhe “katalanasit” e Barcelona, por që momentalisht janë në “disavantazh” krahasuar me “qytetarët” e Manchester City, me këtë të fundit që kanë fondet e duhur për ta paguar shumë më shumë se spanjollët “tankun” gjerman.