Kimmich para ndeshjes me Parisin: Jem i bindur që do ia dalim

Skuadra e Parisit e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Bayernit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Me rezultatin final në 2:3, Parisi triumfoi ndaj Bayernit për t’i dhënë një shans vetit më shumë në takimin e dytë, shkruan IndeksOnline
Para ndeshjes së dytë ka folur edhe mesfushori i Bayernit, Joshua Kimmich i cili tha se mendon që në ndeshjen e kthimit ata do të triumfojnë.
“Për shkak se ne jemi skuadra më e mirë, unë besoj se do të përparojmë. Ne ishim ekipi më i mirë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht rezultati nuk korrespondonte me performancën. Sidoqoftë, unë jam i bindur që ne ende mund të ktheje atë në favorin tonë”, tha Kimmich.
Joshua Kimmich: "Because we’re the better team, I believe that we will progress. We were the better team in the first leg but unfortunately the result didn’t correspond to the performance. Nevertheless, I’m confident that we can still turn it around in the second leg" [fcb] pic.twitter.com/qYrL8pyIl5
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 12, 2021