75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / G T

Kimmish do e mbyll aventurën në Bayern, katër skuadra në garë për mbrojtësin gjerman

Joshua Kimmich pritet të largohet nga Bayern Munchen gjatë afatit të transferimeve.

29-vjeçari duket se po e mendon një të ardhme larg Gjermanisë dhe afati i verës pritet të jetë i “nxehtë” për agjentin dhe vet futbollistin, shkruan Indeksonline

Për Kimichun të interesuar janë katër skuadra, si Liverpooli, Arsenali, Real Madridi dhe Barcelona.

Vlera e lojtarit sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 50 milionë euro, kurse kontrata e tij me Bayernin skadon në qershor të vitit 2025./Indeksonline/