75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / MSH

Kina akuzohet për gjenocid ndaj ujgurëve

Sipas një gjykate jozyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kina ka kryer gjenocid kundër grupit pakicë ujgur në provincën Xinjiang.

Sipas kësaj gjykate, gjenocidi është kryer duke kontrolluar lindjet dhe sterilizimet e popullatës.

Sipas Sir Geoffrey Nice, avokat i shquar britanez që kryesoi seancën dëgjimore, paneli besonte se pas këtij gjenocidi qëndrojnë zyrtarë të lartë të vendit, përfshirë dhe presidentin kinez Xi Jinping, shkruan BBC.

Në anën tjetër, Qeveria kineze ka demantuar këto akuza për shkeljen e të drejtave të njeriut, duke thënë se kjo gjykatë ishte një trup “pseudo tribunal”, dhe një mjet politik i përdorur nga akterë anti-Kinë, të cilët po mashtrojnë publikun.

Duke lexuar vendimin e gjykatës, Sir Geoffrey tha se nuk kishte “asnjë dëshmi të vrasjeve masive” në Xinjiang, por ai tha se përpjekjet e supozuara për të parandaluar lindjet përbënin qëllim gjenocidal. Paneli tha gjithashtu se kishte gjetur prova të krimeve kundër njerëzimit, torturave dhe dhunës seksuale kundër popullit ujgur.

Rasti për gjenocid bazohet në raportet se Kina po ndërmerr hapa për të fshirë kulturën e ujgurëve dhe për të asimiluar ose pakësuar popullsinë përmes programeve të zhvendosjes së detyruar dhe kontrollit të lindjeve.

Në një raport të botuar në prill, organizata bamirëse me bazë në SHBA, Human Rights Ëatch arriti në përfundimin se Kina ishte përgjegjëse për krimet kundër njerëzimit në Xinjiang – por nuk i quajti veprimet e shtetit gjenocid.