17:37 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Kina akuzon Italinë: Virusi erdhi nga ju ose nga Spanja

Sipas një studimi të bërë Kina hedh dyshime se virusi mund të ketë nisur nga Italia dhe jo nga shteti aziatik.

Kina gjithashtu ka hedhur dyshime të forta  edhe mbi Spanjën lidhur me origjinën e koronavirusit, për të cilin më parë ka dalë me pretendimin se u çua në Wuhan nga ushtarët amerikanë tetorin e vitit të kaluar, gjatë lojërave ushtarake botërore.

Kina vetë ka arritur ta frenojë në masë të madhe përhapjen e sëmundjes që ka gjunjëzuar pjesë të tjera të globit.

Sipas CNN, pothuajse një milion banorëve atje u është administruar një vaksinë eksperimentale e koronavirusit, e prodhuar nga gjiganti farmaceutik kinez, “Sinopharm”, si pjesë e një programi për përdorim urgjent të autorizuar nga Pekini.