Kina akuzon SHBA-të për përhapjen e panikut për koronavirusin

Qeveria Kineze e akuzon SHBA-në për përhapjen e panikut ndaj shpërthimit të koronavirusit.
Bëhet fjalë për vendimin e SHBA për të deklaruar gjendjen emergjente të shëndetësisë dhe ndalimin e të huajve për të hyrë në Kinë.
Deri tani janë konfirmuar 17 mijë raste me virus në Kinë dhe 361 raportohen të vdekur. Jashtë Kines raportohen 150 raste të konfirmuara me virus dhe vetëm një person i vdekur në Filipine, raporton Indeksonline.
Virusi i cili shkakton infeksion raspirator akut duket se nis me një të ftohur. Shpërthimi ndodhi ditën e Vitit të Ri Kinez.
Me 30 janar, Organizara Botërore shpalli emergjencën globale për koronavirusin.
SHBA, para disa ditëve urdhëroi që të largohen gjithë qytetarët amerikan nga provinca e Wuhan.
Ndërkaq të gjithë ata që kthehen nga Kina do të mbahen 14 ditë në karantinë do t’i nënshtrohen testeve mjeksore për të evidentuar rastet e infektuara dhe për të parandaluar përhapjen e saj./Indeksonline/