75 Mall Live Search
07:47 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / MSH

Kina bashkon Putinin, Xi Jinpingun dhe Kim Jong unin, prezantohen armët e reja

Armë me laser, raketa balistike bërthamore dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja të zbuluara në paradën masive ushtarake të Kinës, që shënoi 80-vjetorin e fitores së saj ndaj Japonisë, në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Xi Jinping tha se vendi i tij ishte “i pandalshëm” dhe “nuk do të frikësohet kurrë” nga ngacmuesit, në një fjalim para ngjarjes, shkruan BBC-i.

Atij iu bashkuan 26 krerë shtetesh, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Kim Jong unin e Koresë së Veriut, transmeton IndeksOnline.

Kjo është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim takohen së bashku.

Ambiciet e Xi u shfaqën këtë mëngjesm me paradën që ofroi të dhëna për çdo plan të mundshëm për të sulmuar ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ishte në paradë, por ai postoi në Truth Social duke i qortuar Xi-në, Kim-in dhe Putin-in për “komplot” kundër SHBA-së.